Zjarret në perëndim të Athinës përhapen më tej

0%

Zjarrfikës dhe vullnetarë po luftojnë me vatra zjarrinë më shumë se 70 zona në gjithë Greqinë. Por erërat e forta vazhdojnë të ushqejnë flakët duke i vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e zjarrfikësve për t’i vënë ato nën kontroll dhe po i bëjnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve thuajse të pamundura.

Vatrat më të mëdha të zjarrit janë rreth 60 kilometra në perëndim të Athinës, prej nga mund të shihen qartë edhe re të mëdha tymi. Rreth 500 forca të Shërbimit të Zjarrfikësve të mbështetura edhe nga zjarrfikës nga Rumania dhe Franca dhe vullnetarë kanë qenë me mjete ushtarake dhe pajisje të rënda në terren gjatë gjithë natës në malin Kithairon.

Sidomos të prekura janë zonat Veniza dhe Psatha. Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve zjarri po vazhdon të përparojë drejt lindjes dhe tashmë ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Megarës, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit grek, Athinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve tha se erërat e fuqishme, që kanë arritur deri në 130 kilometra në orë, po i pengojnë avionët zjarrfikës të marrin ujë për shuarjen e flakëve. Zjarre edhe në zona të tjera të Greqisë Nga zjarret është prekur edhe veriu i gadishullit të Peloponezit.

Edhe në ishullin Kefalonia po përhapet një zjarr i madh. por sipas raportimeve të televizionit publik grek ERT, deri tani asnjë zonë e banuar nuk është e rrezikuar drejtpërdrejt. Ndërkohë, sipas mediave lokale, zjarret në pyjet e Kretës janë vënë kryesisht nën kontroll dhe janë shuar në pjesën më të madhe të tyre.

Evakuime dhe dëme të mëdha Disa zona të banuara janë dhënë urdhëra për evakuim. Mediat njofjnë se mund të jenë shkatërruar deri në 200 shtëpi, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për këtë shifër.

Sipas vlerësimit të një meteorologu, të publikuar nga portali informativ Protothema, në veriperëndim dhe perëndim të rajonit të Athinës si pasojë e zjarreve aktuale duhet të jenë shkatërruar rreth 10.000 hektarë tokë . Edhe në Kretë janë prekur prej zjarreve rreth 5.000 hektarë tokë.

Një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve tha se deri tani në mbarë vendin janë arrestuar 13 vetë nën dyshimin për shkaktim zjarri nga pakujdesia. / DW

Burimi: Bota Sot