Trajneri i Manchester Cityt flet për gjendjen e kampionit: Rodri?

0%

Shumë janë intensifikuar zërat mbi të ardhmen e Rodrit, mirëpo trajneri i Manchester Cityt, Enco Mareska, ka folur për situatën e tij, duke theksuar se mesfushori spanjoll, deri tani bëhet fjalë vetëm për spekulime.

Italiani që është ulur në krye të pankinës së nënkampionëve të Anglisë, konfirmoi ndër të tjera, se Rodri ka kaluar me sukses operacionin dhe se gjendja e tij shëndetësore është nën kontroll. Mesfushori aktualisht po shijon disa ditë pushim dhe pritet të rikthehet te skuadra pasi të përfundojë pushimet. “Është vetëm spekulim për momentin.

Rodri bëri operacionin të hënën e kaluar dhe gjithçka shkoi mirë. Tani do të ketë disa ditë pushim dhe do të rikthehet me ne, pasi të përfundojë pushimet”, deklaroi italiani Mareska. Komentet e trajnerit kanë shtuar optimizmin se Rodri do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt, pavarësisht raportimeve për interesim nga klube të mëdha europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesfushori spanjoll mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze dhe rikthimi i tij pas dëmtimit shihet si një element kyç për objektivat e “Citizens” në sezonin e ri. Ndërkohë, raportimet e mediave thonë se Reali nglumon dhe ka nisur bisedimet për transferimin e spanjollit. Teksa thuhet se klubi anglez raportohet se ka vendosur çmimin e mesfushorit spanjoll.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, Siti kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e Rodrit, ndërsa Real Madridi është i gatshëm të investojë më shumë se 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Negociatat mes dy klubeve tashmë kanë nisur, ndërsa e ardhmja e mesfushorit 30-vjeçar mbetet një nga temat më të diskutuara në tregun e transferimeve.

Rodri shihet si një objektiv i rëndësishëm për madrilenët, i cili kërkon të përforcojë mesfushën me një lojtar me përvojë dhe cilësi të larta. Megjithatë, gjithmonë sipas raportimeve, klubi i “Citizens” pritet të kërkojë një marrëveshje që përputhet me vlerësimin e klubit për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Burimi: Bota Sot