Përshëndetja emocionale e Dakut me Rubin Kazanin, mësohet skuadra e

0%

Shpërndaje në: Mirlind Daku e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit me skuadrën ruse Rubin Kazan. Ai shënoi gol në fitore, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para kampionale. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Mediumet ruse e bëjnë punë të kryer kalimin e tij te Spartak Moska për 11 milionë euro.

Daku te Rubin Kazani është prej vitit 2023, ndërsa i ka shënuar 37 gola në kampionatin e Rusisë. Sulmuesi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Te Rubin Kazani ishte lojtari më i mirë. Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga po ashtu ka lënë të kuptohet se Daku do të transferohet. “Nuk e di saktësisht se çka do të ndodhë nesër apo gjatë javës, por shenjat janë goxha të qarta.

Dhe pavarësisht se çka ndodh, Daku, pos që është lojtar i madh, është person shumë i dashur në zhveshtore. Ai është lojtar që i jep skuadrës shpirtin e duhur. E ka dërguar Rubinin në një tjetër nivel. Çka do të ndodh, i dëshirojmë fat”, ka thënë Artiga.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha