Inter Miami nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2:2 karshi Columbus Crew. Gjithçka nisi mirë për skuadrën nga Miami, pasi sulmuesi “veteran” Luis Suarez shënoi gol spektakolar nga distanca në minutën e 16-të. Në të 34-të minutë, ish-mesfushori i Real Madrid e Manchester United, Casemiro bëri autogol, duke i prishur “linjën” Inter Miamit.
Gjithsesi, ata kaluan sërisht në epërsi me konkretizimin e Allen, 2 :1 pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, u inkuadrua në lojë edhe Leo Messi, por pa ndonjë efekt, pasi Columbus Crew barazoi në fund me Mendez. Pas 18 javësh të zhvilluara në MLS, Inter Miami mban vendin e 2-të me 38 pikë, dy më pak se Nasville SC.
