Një person është arrestuar në Prishtinë pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës në Prishtinë. I dyshuari nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, pasi ndaj tij ishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.
Policia ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici ka pranuar trajtim mjekësor. Pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore do të vazhdojnë.
