Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në

0%

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak. Përmes dekretit, Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

Marrëveshja lidhet me një hua direkte ndërmjet Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Kuvendi i Shqipërisë e miratoi marrëveshjen më me 74 vota pro. Seanca u bojkotua nga opozita, ndërsa marrëveshja mori mbështetjen vetëm të deputetëve të Partisë Socialiste.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të përfitojë një hua në vlerë totale prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com