Lajme të mira për Shkëndijën

0%

Shkëndija nga Tetova ka njoftuar se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Fabris Tamba dhe Bojan Dimoski nuk kanë pësuar lëndime serioze pas dëmtimeve që morën në ndeshjen kundër Bravos, në takimin e kthimit të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Tamba, i cili pësoi një goditje në këmbë në fund të ndeshjes, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat fatmirësisht nuk zbuluan ndonjë dëmtim serioz. Ndërkohë, Bojan Dimoski, i cili mori një goditje në gjoks pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar, gjithashtu iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme. Skanimet e detajuara nuk treguan asnjë frakturë apo lëndim të brendshëm.

Të dy futbollistëve u është rekomanduar të pushojnë për disa ditë. Të hënën do t’u bëhen kontrolle shtesë mjekësore, pas të cilave do të merret vendimi për rikthimin e tyre eventual në stërvitjet e ekipit..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot