Të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së diel (), do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, vendimi është marrë në bazë të parashikimeve zyrtare meteorologjike, pasi temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në dhe do të vlejë vetëm për autoudhët. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime. Ministria ka bërë të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”- shkruhet në njoftimin e kësaj ministrie. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht të nxehtë gjatë kësaj fundjave në Kosovë. Të shtunën (), sipas IHMK-së, temperaturat kanë arritur deri në 36 gradë Celsius.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo