Shpërndaje në: Studioja filmike “Sony” ka publikuar trailerin e vazhdimit të tretë të filmit “Jumanji”, të titulluar “Jumanji: Open World”. Kështu u ofroi fansave një pamje të parë të kastit që rikthehet, përfshirë Dwayne Johnson, Kevin Hart, Jack Black dhe Karen Gillan.
Katërshja kryesore kthehet në ekran duke paralajmëruar vazhdimësinë e përzierjes së aksionit, komedisë dhe situatave gazmore të shkaktuara nga shkëmbimi i trupave, elemente që karakterizuan filmat e mëparshëm. Në kast rikthehen gjithashtu yjet Danny DeVito, Nick Jonas dhe Awkwafina, ndërsa grupit i bashkohen edhe aktorët e rinj, Dan Hildebrand dhe Jack Jewkes.
Jake Kasdan, i cili drejtoi dy filmat e parë të rikthehet si regjisor, duke u bazuar në skenarin e bashkëshkruar me Jeff Pinkner dhe Scott Rosenberg. Filmi i tretë e përmbys premisën e trilogjisë moderne: video-loja magjike del nga konsola e saj dhe sjell kaos xhungle, krijesa dhe aventura të rrezikshme drejtpërdrejt në botën reale.
Në vend që adoleshentët të tërhiqen brenda lojës, loja shpërndahet në mjediset e përditshme urbane, duke e shndërruar realitetin në një zonë mbijetese. Avatarët (të interpretuar nga Johnson, Black, Hart dhe Gillan) dhe lojtarët e tyre adoleshentë duhet të bashkojnë forcat për të frenuar rreziqet e lojës, para se bota reale të pushtohet përfundimisht prej saj.
“Jumanji: Open World” do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botëror nga 25 dhjetori i këtij viti.
