Një avion i vogël turistik u rrëzua këtë të shtunë teksa fluturonte mbi Vijat Nazca, një nga vendet arkeologjike më të rëndësishme në Peru, i njohur për gjeoglifet e lashta të qytetërimit Nazca. Sipas televizionit shtetëror TVPeru, në bord ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy pilotë. Komandanti i policisë, Jorge Andrade, konfirmoi nga vendi i ngjarjes se të 13 personat në bord humbën jetën.
Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
