Shpërndaje në: Në kohën kur në Zubin-Potok po bëhen gërmime nën dyshimet për gjetjen e një varri masiv, Serbia ka përuruar monument për pjesëtarët e Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave. Gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ritheksoi kërkesën e Kosovës për hapjen e dosjes së kësaj brigade për kryerjen e masakrave masakra në Kosovë.
Gjatë vizitës në Kalludër të Vogël, Kurti tha se dosja e kësaj brigade është klasifikuar nga Serbia, teksa bëri thirrje që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për deklasifikimin e saj.
“Në vend që Beogradi zyrtar t’i hapë arkivat e forcave policore, ushtarake dhe paraushtarake të armatosura që kanë kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë, ajo të gjithë ata të cilët japin çfarëdo informacioni i akuzon, i arreston dhe mund të thuhet tashmë i ndëshkon për spiunazh.
Në veçanti do kisha theksuar dosjen e Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, e cila ka bërë masakra në Kosovë, e posaçërisht në Drenicë, dhe arkivi, dosja e së cilës në vitin 2014 është klasifikuar për tri dekada. Pra, sipas Beogradit ajo dosje nuk bën të hapet deri në vitin 2044. Ne nuk mund të presim tash edhe 18 vjet që të zbardhet e vërteta”, u shpreh Kurti.
E në të njëjtën ditë, më 1 gusht, në Rashkë u përurua një monument që përkujton 60 anëtarët e vrarë të Brigadës së 37-të të Motorizuar, tre të listuar si të zhdukur dhe 186 të plagosurit. Në ceremoni mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë e ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. Daçiqi tha se monumenti është “shenjë respekti për ata që i shërbyen me nder atdheut të tyre”.
Ai madje përsëriti pretendimet se 1000 oficerë policie serbe u vranë në luftën e Kosovës në sulme, që sipas tij, u krye nga “separatistët dhe terroristët shqiptarë”. Siç ka shkruar “Kossev”, për këtë monument ka folur edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisha Dikoviq, që e pati komanduar këtë brigadë.
Ndaj Dikoviqit është ngritur kallëzim penal nga familjet e viktimave të masakrës së Rezallës. Edhe Arbëri 2 o. më parë Paralajmërohen kërkime me muaj për mbetjet mortore në Kalludër Dikoviq dhe ky njësit përmenden në raportimet e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd. FDH-ja ka kërkuar qasjen në arkivin e kësaj brigade.
Dyshimet janë se dokumentet mund të ndihmojnë në sqarimin e ngjarjeve të luftës. Në zonën e përgjegjësisë së kësaj brigade më 1999, sipas FDH-së janë vrarë 1400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq.
As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime. Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.
