Nuk u mjaftuan me dy, Fulhami tani vihet pas një tjetër lojtari të

0%

Fulham po vazhdon të shikojë nga Real Madridi për të përforcuar skuadrën dhe së shpejti mund të transferojë edhe talentin e tretë nga klubi madrilen. Sipas gazetës spanjolle Marca , mesfushori Thiago Pitarch është shumë pranë transferimit te klubi londinez, ndërsa marrëveshja konsiderohet vetëm çështje kohe.

Trajneri i Fulhamit, Alvaro Arbeloa, ish-lojtar i Real Madridit, thuhet se ka dhënë tashmë dritën jeshile për afrimin e 18-vjeçarit. Edhe pse Pitarch nuk pritet të ketë hapësira në planet e trajnerit Jose Mourinho te Real Madridi, ai ka një lidhje të veçantë me Arbeloan. Ish-mbrojtësi madrilen ishte trajneri që i dha Pitarchit tri debutimet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Fillimisht ai e promovoi te skuadra U-19 e Real Madridit, më pas te Castilla dhe sezonin e kaluar i besoi edhe debutimin me ekipin e parë. Mesfushori zhvilloi 10 ndeshje në La Liga dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve, duke qenë titullar në përballjet e fazës së 1/8 së finales ndaj Manchester Cityt dhe në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bayern Munichut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Fulhami është shumë pranë zyrtarizimit edhe të dy talenteve të tjerë të Real Madridit, Gonzalo Garcia dhe Cesar Palacios. Mourinho pas barazimit me Fiorentinën: Pashë një Real Madrid me tri fytyra Sipas raportimeve, transferimi i Garcias pritet t’i kushtojë klubit anglez të paktën 40 milionë euro, ndërsa për Palaciosin do të paguhen mes 8 dhe 10 milionë euro.

Për Thiago Pitarchin, Fulhami pritet të investojë të paktën 20 milionë euro, duke vazhduar kështu lidhjen e fortë me ish-lojtarët dhe talentet e Real Madridit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi