Modelja 23-vjeçare vazhdon të dëshmojë se fustani i zi klasik nuk del kurrë nga moda, ndërsa për premierën londineze zgjodhi një kreacion elegant nga koleksioni i ri haute couture i Fendi Kaia Gerber duket se nuk lodhet kurrë nga fustani i zi klasik (LBD – Little Black Dress ).
Teksa ka nisur turneun promovues të serialit të saj të ri The Shards , modelja dhe aktorja ka zgjedhur versione të ndryshme të kësaj veshjeje ikonike, duke dëshmuar edhe një herë se ajo mbetet një klasik i përjetshëm. Gjithçka nisi me një fustan elegant të Prada , të frymëzuar nga stili i Audrey Hepburn, të cilin e veshi gjatë paraqitjes në emisionin Good Morning America .
Më pas, në premierën në Nju Jork, ajo u shfaq me një fustan të gjatë të Norma Kamali , me rripa transparentë, ndërsa në një tjetër dalje publike zgjodhi një fustan minimalist, të frymëzuar nga stili i Carolyn Bessette-Kennedy. Për premierën e The Shards në Londër, Gerber e ngriti elegancën në një tjetër nivel.
Së bashku me stilisten Emma Jade Morrison, ajo zgjodhi një fustan romantik të zi, gjysmë transparent, nga koleksioni debutues haute couture i Maria Grazia Chiuri për Fendi , i prezantuar në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.
Fustani me dekolte të thellë dhe detaje të lehta me pala u kombinua me bizhuteri diskrete të Jessica McCormack, këpucë të zeza me majë të hapur dhe një model flokësh të mbledhur, duke lejuar që kreacioni të ishte në qendër të vëmendjes. Kaia Gerber nuk ishte e vetmja figurë e njohur që zgjodhi krijimet e koleksionit Fendi Haute Couture Vjeshtë 2026 .
Edhe aktorja Nicole Kidman u shfaq me një dizajn të Maria Grazia Chiurit gjatë promovimit të sezonit të tretë të serialit Lioness , duke kombinuar një fustan transparent me rruaza në stilin Art Deco mbi pantallona të bardha.
Java ka qenë e suksesshme jo vetëm për Kaia Gerber, por edhe për Maria Grazia Chiurin, koleksioni i së cilës po tërheq vëmendjen e emrave më të njohur të botës së modës dhe kinemasë.
