Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar

0%

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës. Sipas tij, kjo iniciativë bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon hapjen e një debati institucional për përgjegjësinë e shtetit serb në lidhje me krimet e luftës.

Kamberi, për teve1, thotë se Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e luftës. “Serbia në vazhdimësi po kultivon atë lloj kulture politike që mohon krimet e luftës, edhe në Kosovë edhe në ish-Jugosllavi. Ajo që për mua është më e rëndësishme është mohimi që në vazhdimësi po u bëhet krimeve të luftës në Kosovë”, tha Shaip Kamberi.

Sipas Kamberit, projekt-rezoluta synon të hapë një debat institucional mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe të sfidojë narrativen zyrtare në Serbi. Megjithatë, ai nuk pret që kjo rezolutë të votohet nga shumica parlamentare. “Një përkrahje që e kam janë deputetët e Sanxhakut që bashkë me mua e kanë nënshkruar propozimin e rezolutës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndoshta një pjesë e opozitës edhe do ta përkrahë kur të vijë në rend dite, por nuk pres nga një pjesë e opozitës që kalkulon me Kosovën” , theksoi ai. Në anën tjetër, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se një rezolutë e tillë është e mirëpritur. “Ideja e rezolutës është shumë e mirë.

Krimet e forcave serbe të konfirmuara nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat ndërkombëtare duhet të njihen dhe të pranohen nga Kuvendi i Serbisë”, vlerwsoi Blakaj. Kjo rezolutë është dorëzuar në maj të këtij viti dhe ende nuk ka hyrë në rend dite në parlamentin e Serbisë.

Burimi: Bota Sot