Techno Service shënon 15 vjetorin – një rrugëtim i ndërtuar mbi

0%

Nga një servis për pajisje elektronike në një kompani moderne që projekton, implementon dhe mirëmban sisteme të avancuara teknologjike – Techno Service këtë vit shënon 15-vjetorin e themelimit. Rrugëtimi i kompanisë i ka fillesat në një servis të pajisjeve elektronike, ku u krijuan themelet e profesionit, disiplinës dhe përkushtimit ndaj punës.

Pikërisht këto përvoja dhe vlera u bënë baza mbi të cilën, në vitin 2011, u themelua Techno Service Pro. Kompania u krijua me vizionin që përvoja e trashëguar ndër vite të zhvillohej në një strukturë moderne, të orientuar drejt teknologjisë, inovacionit dhe standardeve të larta profesionale. Në qendër të këtij zhvillimi ka qenë gjithmonë ekipi.

Në Techno Service besojnë se asnjë projekt serioz dhe afatgjatë nuk mund të realizohet pa profesionistë të përkushtuar, bashkëpunim të mirëfilltë dhe përgjegjësi ndaj klientit. Puna ekipore, besimi dhe përkushtimi ndaj cilësisë kanë qenë faktorët kryesorë që e kanë përcjellë kompaninë gjatë këtyre 15 vjetëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, Techno Service është partner i besueshëm për klientë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke ofruar projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të avancuara teknologjike. Kompania është pozicionuar në treg përmes bashkëpunimit të ngushtë me klientët, cilësisë së shërbimeve dhe qasjes profesionale në realizimin e projekteve.

Synimi i saj nuk është vetëm ofrimi i një zgjidhjeje teknologjike, por ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, të bazuara në besim dhe rezultate konkrete. Pesëmbëdhjetëvjetori përfaqëson një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugën e kaluar, por edhe për të parë drejt së ardhmes.

Nga Techno Service shprehin mirënjohje për të gjithë klientët, partnerët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekipit që kanë kontribuar në zhvillimin e kompanisë. “Ky përvjetor është një moment krenarie dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë.

Falë besimit të klientëve dhe partnerëve tanë, vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen me të njëjtin përkushtim, duke sjellë zgjidhje teknologjike që krijojnë vlerë”, thuhet në mesazhin e kompanisë.

Pas 15 vjetësh punë dhe zhvillim, Techno Service vazhdon rrugëtimin me synimin për të avancuar shërbimet, për të ndjekur zhvillimet e reja teknologjike dhe për të ofruar zgjidhje që u përgjigjen kërkesave gjithnjë e më komplekse të klientëve. Techno Service – 15 vjet përkushtim, besim dhe teknologji që krijon vlerë.

Burimi: Telegrafi