Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1, që do të zhvillohet në Madrid nga data 11 deri më 13 shtator, pritet të ketë një ndikim të madh ekonomik. Sipas një raporti të “PwC”, eventi do të gjenerojë rreth 467 milionë euro dhe do të krijojë afro 8.850 vende pune. Studimi tregon se gara do të sjellë rreth 83 milionë euro të ardhura nga taksat dhe kontributet sociale.
Mbi 120.000 bileta janë shitur deri tani, ndërsa më shumë se 80.000 tifozë pritet të udhëtojnë nga jashtë Madridit, përfshirë 45.000 vizitorë ndërkombëtarë. Sektorët më të prekur pozitivisht do të jenë hoteleria, transporti dhe tregtia, por përfitime priten edhe në industri, ndërtim dhe teknologji.
