Ditën e sotme (e shtunë), një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ramun të Pejës. Në aksident janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar lajmin.
“Sot, rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Ramun të Pejës, ku janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekëso r”, ka deklaruar Driton Rugova.
