Përfundon asfaltimi i segmentit nga Ura e Mini Transitit deri te

0%

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që çon në Stadiumin e Qytetit. Kastrati ka thënë se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se sot kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që shpie në Stadiumin e Qytetit”, ka shkruar Kastrati. Sipas njoftimit të tij, segmenti rrugor do të hapet për qarkullim nga ora , ndërsa fillimisht do të lejohet kalimi i mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.

Kastrati ka bërë të ditur se nga e marta, , në ora , qarkullimi do të lejohet edhe për mjetet mbi 3.5 tonë. “Ky investim përmirëson infrastrukturën rrugore, rrit sigurinë në trafik dhe lehtëson qarkullimin e automjeteve”, ka deklaruar ai. Në fund, kryetari i Malishevës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Vazhdojmë me punë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Kastrati. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi