Shpërndaje në: Artistë si Esdeekid, Auxlua, Buta, Eko dhe tjerët po mbajnë ritmin e natës së dytë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hillit”, para daljes në skenë të superyllit Lewis Capaldi. Nata e dytë po ashtu po sjell performancë pa ndërprerje në skenat anësore.
“Sunny Hill” po vazhdon të dhurojë një natë plot muzikë, energji dhe emocione, me publikun që nuk po largohet për asnjë moment nga skenat. Aktualisht në skenë është reperi Buta i cili ka mbledhur gjithë turmën. Te gjithë po këndojnë njëzëri këngët e tij.
