Shpërndaje në: Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit për ndërprerje të luftës kundër Bogdan Grad, rumunin që e përfaqëson Austrinë. Buzukja e humbi luftën nga Grad në ngjarjen e UFC-së të mbajtur në Beograd të Serbisë. Buzukja është i lindur në SHBA dhe përfaqëson SHBA-në. Por është shqiptar.
Në rundin e dytë Grad e neutralizoi Buzukjën me shtrëngim në qafë, duke e detyruar gjyqtarin Jason Herzog ta ndërpriste luftën në minutën . Por Buzukja insiston se nuk e kishte dorëzuar luftën. “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë e vërtetë dhe hyra në ring për të fituar ose për të vdekur. Nuk e kuptoj si u ndërpre dhe mu rrëmbye fitorja në atë mënyrë, pa dhënë asnjë shenjë dorëzimi.
Por, sido që të jetë, gjithçka është vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim, Bogdanin. Nuk e kuptoj si e ndërpreu gjyqtari ndeshjen apo pse mendoi se u dorëzova, kur kapja nuk ishte e fortë dhe kishin mbetur edhe 10 sekonda. Nuk di çfarë të bëj apo çfarë drejtimi të marr tani, por dua thjesht t’i falënderoj të gjithë.
Jam shumë i dëshpëruar dhe mendoj se do të kishte qenë një raund i tretë fantastik, por kjo është jeta”, ka shkruar Buzukja në rrjetet sociale pas luftës me Gradin në Beograd.
