Te Milan shpresojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me një nga klubet e interesuara për shitjen përfundimtare të Rafa Leao-s, megjithëse situata është e ndërlikuar. Portugezi vendosi të largohej nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar, edhe pse është ende dy vite të tjera nën kontratë me ta. Milan pret të fitojë 50-60 milionë euro nga shitja e Leao-s.
Dhe sipas Corriere della Sera, me këtë shumë synohet të transferohet Brahim Diaz. marokeni është lojtari ideal për sistemin e Ruben Amorim. Milanit aktual i mungon një mesfushor sulmues me tipare si ato të Brahim Diaz. Për marokenin i cili është nën kontratë me madrilenët deri në vitin 2027, ka interes të madh po ashtu edhe nga Juventus edhe Manchester City.
Real Madrid kërkon mbi 50 milionë euro për të lënë të lirë marokenin.
