Ylli shqiptar i muzikës, Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin ajo e ka themeluar. Lipa ka vlerësuar performancat e artistëve Katy Perry dhe DJ-it Seth Troxler, duke ndarë me ndjekësit emocionet nga atmosfera e festivalit. “DITA E PARË Festivali Sunny Hill!!!!!! Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje.
Shihemi sonte për raundin e dytë!!! ” , ka shkruar Dua Lipa.
Burimi:
Bota Sot
