​Mjetet ushtarake “Made in Albania”, Rama: Marrëveshje me 30 vende

0%

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga testimi në rrugë i mjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, të cilat iu dorëzuan ushtrisë shqiptare. Duke e konsideruar krenari prodhimin e parë “Made in Albania” të këtyre mjeteve ushtarake, Rama tha se ato janë prodhuar sipas standardeve të NATO-s.

Sipas kryeministrit Rama, “kompania Timak Defence, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre”.

Ditën e djeshme, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s nga kompania “Timak Defence”, Rama tha se baza e re e logjistikës do të funksionojë si një kompani e ushtrisë në mbështetje të pushtetit vendor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai bëri të ditur se kompania “Timak Defence” ka marrë tashmë porosi nga rreth 30 vende, përfshirë shtete anëtare të NATO-s, si dhe organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

“Është emocionuese të shohësh se vende të NATO-s, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore i drejtohen sot Shqipërisë për mjete të prodhuara këtu, në një vend ku dikur ishte ish-fabrika e Autotraktorëve. Kjo është dëshmi e nivelit ku po ngjitet Shqipëria edhe në industrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

Burimi: Bota Sot