Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të listës së parë institucionale të viktimave të luftës në Kosovë nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në dokumentimin e së vërtetës.
Sipas listës preliminare të prezantuar nga Instituti, janë dokumentuar gjithsej 12 mijë 230 viktima të luftës në Kosovë, ndërsa Haxhiu tha se puna për plotësimin e evidencës zyrtare po vazhdon. “Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që nuk është shuar kurrë.
Pikërisht për këtë, dokumentimi i së vërtetës nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë” – ka shkruar Haxhiu, të shtunën, më . Haxhiu ka vlerësuar punën e stafit të Institutit, duke thënë se ai përballet çdo ditë me materiale dhe dëshmi të rënda, ndërsa secilin rast e trajton me profesionalizëm dhe ndjeshmëri.
Ajo ka rikujtuar se për vite me radhë të dhënat për viktimat kanë qenë të shpërndara në arkiva të ndryshme, në dokumente institucionesh e organizatash, si dhe në materialet e ruajtura nga familjet e viktimave. Sipas Haxhiut, gjatë procesit të rithemelimit të Institutit ishte e qartë se ai duhej të shndërrohej në një institucion të përhershëm dhe jo në një strukturë të përkohshme.
“Për këtë arsye u themelua me ligj të posaçëm, duke e bërë dokumentimin e krimeve të luftës detyrim të përhershëm të shtetit” – ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka theksuar se raporti i prezantuar së fundmi është dëshmia e parë e rëndësishme e këtij angazhimi dhe se puna duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara gjatë luftës.
“Kjo punë duhet të vazhdojë derisa asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar dhe e vërteta të mos mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, por të zërë vendin që meriton në historinë dhe ndërgjegjen e shtetit tonë” – ka përfunduar Haxhiu reagimin e saj.
Më , është lansuar raporti i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), i cili përmban listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë. Lista preliminare përfshin në total 13.227 të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekurit si pasojë e luftës.
Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni KËTU.
