Elbasani nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në testin miqësor ndaj Bylisit. Në provën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, verdheblutë krijuan disa raste të mira, por u treguan të pasaktë në momentet vendimtare dhe nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç shfrytëzoi takimin për t’u dhënë minuta pothuajse të gjithë futbollistëve në dispozicion, duke testuar alternativa të ndryshme në prag të nisjes së kampionatit. Edhe pse munguan golat, sfi da i shërbeu stafi t teknik për të marrë sinjale të rëndësishme mbi gjendjen e skuadrës, ndërsa merkatoja mbetet ende e hapur dhe priten të tjera përforcime.
