Eksperti i njohur i afatit kalimtar, Fabrizio Romano, ka raportuar se Paris Saint-Germain ka hyrë në bisedime direkte me përfaqësuesit e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres. Kampionët e Francës synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere reprezentuesin spanjoll, kontrata aktuale e të cilit me Barcelonën skadon verën e ardhshme.
Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 26-vjeçari. Klubi katalanas dëshiron ta mbajë në skuadër dhe t’i ofrojë një kontratë afatgjatë, pas paraqitjeve të tij të mira.
Sipas raportimeve, vendimi përfundimtar do t’i takojë vetë Torresit, i cili duhet të zgjedhë mes vazhdimit të aventurës te Barcelona ose ribashkimit me ish-trajnerin e tij te kombëtarja e Spanjës, Luis Enrique, te PSG. 🚨🇪🇸 Paris Saint-Germain remain in direct talks with Ferran Torres camp over move this summer.
Barça do NOT want to sell Ferran; the only way is if Ferran asks to leave the club. ❗️ PSG in for Godts and Ferran as Kang-in, Ramos and Mbaye leave plus Liverpool push for Barcola. pic.twitter.com/x5jkaICTLS — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2026 Klubi parisien është gati t’i ofrojë një paketë financiare shumë të favorshme për ta bindur sulmuesin spanjoll të transferohet në “Parc des Princes”.
Ndërkohë, PSG vazhdon të jetë aktive në këtë afat kalimtar të transferimeve. Sipas raportimeve, kampionët e Francës kanë arritur marrëveshje prej 50 milionë eurosh për transferimin e Maghnes Akliouche, ndërsa po zhvillojnë negociata edhe me Ajaxin për talentin belg, Mika Godts./ Teleg rafi
