Nëntë medalje për Kosovën në Ballkanikun e xhudos

0%

Shpërndaje në: Xhudistët e Kosovës i fituan nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për të rritur, të shtunën në Tiranë. Medalje të arta fituan Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Flaka Loxha, Elvira Ukaj e Dardan Cena. Medalje të argjendta kanë fituar Fatjona Kasapi, Enise Zijade dhe Shpati Zekaj, kurse medalje të bronztë mori Furkan Kelmendi. Kosova ishte vendi më i suksesshëm i Ballkanikut.

Burimi: Koha