​Prokuroria Speciale: Herët të flitet për numrin e mbetjeve mortore

0%

Prokuroria Speciale bëri të ditur se gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës dhe kërkoi nga mediat të shmangin raportimet e pakonfirmuara.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për media se rasti është ende në fazën e hetimeve dhe se veprimet e deritanishme janë rezultat i një pune disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

“Në lidhje me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’ju them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve. Ky është një proces i ndjeshëm dhe kompleks. Është rezultat i një pune hetimore disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri më tani janë bërë mbi 10 urdhra për zhvarrosje. Krejt kjo në kuadër të këtyre veprimeve hetimore pra që janë ndërmarrë. Ajo çfarë mund të them gjithashtu dhe të theksoj është se nuk mund të flasim ende për rezultate pa përfunduar procesi hetimor”, tha Luta.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale tha se është ende herët për të konfirmuar shifra numrin e mbetjeve mortore që pretendohet se janë gjetur në lokacion. “Dëshirojmë, ju lusim për mirëkuptim dhe për shmangie të çfarëdo raportimi të pakonfirmuar nga institucionet kompetente.

Ende është herët të flitet në këtë fazë me numra, pra duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme për të ardhur deri te një rezultat i tillë. Në momentin që do të kemi të drejtë pra nga aspekti ligjor të japim informacione, publiku, ju mediat do të keni qasje që të keni informacione në të gjithë procesin hetimor. Por deri në këtë fazë kërkojmë mirëkuptim.

Pra, me qëllimin krejt kjo që të mbrohet integriteti i procesit hetimor, të presim një rezultat, gjithashtu edhe në nderim të dinjitetit të viktimave dhe familjarëve të tyre”, tha Luta.

Burimi: Bota Sot