​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të

0%

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK për 24 mund t’i mbyllë të gjitha çështjet parimore drejt arritjes së një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Parimet, të cilat LDK i ka shprehur si parakushte për një marrëveshje të mundshme me LVV-në janë: marrëveshje për të gjitha (institucionet; Kuvend, Qeveri, Presidencë) ose asnjë; agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i vendit si dhe ndarja e përgjegjësive. “Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar.

Kuvendi [i LDK-së] ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave (me LVV-në)” , tha Haziri për Radion Evropa e Lirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se që nga bisedimet e para formale, të zhvilluara mes Kurtit, Abdixhikut dhe ish-presidentes Vjosa Osmani më 10 korrik, Vetëvendosje është njoftuar për parimet mbi të cilat LDK-ja e sheh një marrëveshje të mundshme. Sipas tij, tani i takon Vetëvendosjes që në bisedimet e ardhshme, të tregojë nëse i respekton dhe pajtohet me këto parime.

Haziri thotë se në rast se arrihet pajtimi, uniteti i Grupit parlamentar të LDK-së mund të sigurohet përmes bashkëpunimit të brendshëm. “Këto nuk janë çështje të thjeshta, por nëse ka vullnet politik dhe ka gatishmëri (nga LVV-ja), atëherë LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore.

Neve (në LDK) nuk na ndan asgjë, ndërkaq ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit”, tha Haziri. Ai shprehu besimin në pjekurinë politike të Grupit Parlamentar të LDK-së, për një unitet rreth vendimeve të kreut të partisë.

Haziri rikonfirmoi se gjatë kuvendit partiak të mbajtur më 30 korrik, është arritur pajtimi që ky subjekt të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve.

Burimi: Bota Sot