Dua Lipa vallëzon me tas në kokë në Sunny Hill, momenti bëhet viral

0%

Një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival ndodhi gjatë performancës së Dhurata Dorës, kur Dua Lipa u bë pjesë e atmosferës festive në një mënyrë krejt spontane.

Ylli me famë botërore u pa duke vallëzuar mes miqve të saj me një tas të vendosur mbi kokë, një zakon i njohur në shumë ahengje shqiptare, ku pjesëmarrësit kërcejnë duke ruajtur ekuilibrin e një tasi mbi kokë. Teksa shijonte muzikën dhe atmosferën e festivalit, në një moment tasi i rrëshqiti dhe i ra nga koka, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive nga të pranishmit.

Pavarësisht kësaj, Dua vazhdoi të vallëzonte pa u ndalur, duke u bërë edhe një herë pjesë e atmosferës karakteristike që e shoqëron Sunny Hill Festival.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk është hera e parë që këngëtarja shihet duke marrë pjesë në këtë traditë, pasi edhe në të kaluarën ajo është filmuar duke vallëzuar me tas në kokë, një detaj që fansat e kanë parë si dëshmi të lidhjes së saj me zakonet dhe kulturën shqiptare. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku morën mijëra reagime dhe komente nga fansat e artistes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com