Spanja akuzon disa vende të BE-së për reagim “egoist” ndaj fluksit të

0%

Shpërndaje në: Spanja ka dënuar reagimin që e cilësoi si “egoist, përçarës dhe të paligjshëm” të disa vendeve të Bashkimit Evropian pas hyrjes së rreth 60 mijë migrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutas. Sipas autoriteteve spanjolle, pothuajse të gjithë migrantët që kaluan kufirin më 30 korrik janë kthyer në Marok.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, bëri të ditur se numri i viktimave ka arritur të paktën në 67. Zhvillimi vjen pasi Italia pezulloi përkohësisht zbatimin e marrëveshjes së Shengenit me Spanjën. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i përshkroi pamjet nga Ceuta si “tronditëse”.

Lëvizja e Italisë u mbështet edhe nga Finlanda dhe Danimarka, ndërsa kryeministri çek, Andrej Babish, kërkoi pezullimin e përkohshëm të anëtarësimit të Spanjës në zonën Shengen. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shprehu “shqetësim serioz” për qëndrimin e disa qeverive evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se autoritetet spanjolle rikthyen kontrollin e plotë në kufi dhe penguan çdo lëvizje të paautorizuar të migrantëve drejt Evropës kontinentale brenda më pak se 48 orësh.

Edhe Botë 2 o. më parë Shkon në 67 numri i viktimave në Ceuta Sanchez ka thënë se, ndonëse shumica e vendeve anëtare treguan solidaritet me Spanjën, disa qeveri zgjodhën ta sulmojnë atë “të nxitura nga paragjykimet, dezinformimi, padija ose interesat politike”. Ai rikujtoi gjithashtu se Ceuta nuk është pjesë e zonës Shengen.

“Bashkimi Evropian nuk mund ta përballojë një reagim të tillë egoist, përçarës dhe të paligjshëm”, deklaroi Sanchez.

Burimi: Koha