Mirlind Daku “pa frena”

0%

VIDEO/ Mirlind Daku “pa frena”, sulmuesi i Kombëtares “çan” rrjetën në Premier League! Ndërsa po luhet pjesa e parë e ndeshjes Akron Togliatti – Rubin Kazan (java e 2-të në Rusi), e cila gjendet me shifrat 0 :2, sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 19-të, “pyka” e Shqipërisë u tregua i saktë, duke shënuar të dytin për ekipin nga Kazan.

Për Dakun, ky është goli i 2-të në dy javët e para të Premier League ruse, nisje e shkëlqyer.

Burimi: Bota Sot