Ka ndërruar jetë Avdyl Kryeziu. Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit të futbollit për vdekjen e Avdyl Kryeziut.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Avdyl Kryeziu, andaj në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Avdyli do të kujtohet si një ndër emrat e respektuar të futbollit suharekas dhe një figurë e përkushtuar e sportit në Kosovë.
Gjatë viteve 1970, ai ishte pjesë e KF Ballkanit, duke dhënë kontributin e tij si futbollist në një periudhë të rëndësishme për klubin dhe duke mbetur pjesë e historisë së këtij kolektivi sportiv.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vazhdoi të mbetej i lidhur ngushtë me futbollin, duke i shërbyer këtij sporti për shumë vite edhe në rolin e delegatit në ndeshjet e organizuara nga FFK. Përkushtimi i tij, dashuria për futbollin dhe kontributi i vazhdueshëm ishin dëshmi e një pasioni të madh për zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Në këto momente të dhimbjes, jemi pranë jush dhe ndajmë pikëllimin për humbjen e një njeriu me vlera të veçanta sportive dhe njerëzore. Emri dhe kontributi i Avdyl Kryeziut do të mbeten të respektuara dhe të kujtuara me mirënjohje nga komuniteti i futbollit kosovar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, s hpreh ngushëllime Ademi.
