Justin Trudeau surprizoi në Sunny Hill/ Ish-kryeministri kanadez

0%

Katy Perry elektrizoi publikun në natën e parë të Sunny Hill Festival me një performancë plot energji në Prishtinë. Megjithatë, përveç spektaklit në skenë, një tjetër detaj tërhoqi vëmendjen e fansave. Prej ditësh qarkullonin spekulime nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, do ta shoqëronte gjatë vizitës në Kosovë.

Edhe pse ai nuk u shfaq publikisht gjatë koncertit, prania e tij në festival është konfirmuar. Ishte DJ Deezy, një nga artistët pjesëmarrës në Sunny Hill Festival, ai që publikoi një fotografi me Trudeau nga ambientet e festivalit, duke zbuluar se politikani kanadez ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares.

DJ Deezy, Justin Trudeau Gjatë koncertit, Katy Perry interpretoi disa prej hiteve më të njohura të karrierës së saj, duke dhuruar një spektakël që u prit me entuziazëm nga publiku. Romanca mes Katy Perry dhe Justin Trudeau u bë objekt diskutimi për herë të parë në verën e vitit 2025, pasi të dy u fotografuan duke darkuar së bashku në Montreal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më vonë, çifti e bëri publike lidhjen dhe që atëherë është shfaqur së bashku në disa evente dhe pushime. Justin Trudeau drejtoi Kanadanë si kryeministër nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2025, ndërsa vizita e tij në Kosovë ishte mbajtur larg vëmendjes së mediave deri në publikimin e fotografisë nga DJ Deezy, e cila konfirmoi se ai ishte i pranishëm në festival për të mbështetur partneren e tij.

Burimi: Bota Sot