Ndarja nga jeta e Franko Barezit në moshën 66-vjeçare tronditi botën e futbollit. Mesazhe të panumërta u publikuan nga ish-shokët e skuadrës, rivalët, trajnerët dhe të gjithë tifozët në mbarë botën. Kapiteni legjendar i Milanit bashkoi në një ditë botën e futbollit. Tifozët e Milanit ndërkohë nuk kanë kapërdirë një fakt, që Zlatan Ibrahimoviç nuk ka reaguar publikisht.
Këshilltari i pronarëve të Milanit është mjaft aktiv, por për Barezin ka vendosur të shmangë rrjetet sociale. Tifozët kanë shpërthyer, ndërsa nuk dihet arsyeja përse Ibrahimoviç e shmangu Barezin. Prej kohësh, tifozët janë kundër Ibrahimoviç. Si lojtar gëzonte simpatinë e tyre, por ndryshe ndodh duke mbajtur rolin e këshilltarit.
