Dita e pestë e gërmimeve në Kalludër, Kurti viziton Kalludrën e Zubin

0%

Në ditën e pestë të kërkimeve për zbardhjen e një prej plagëve më të rënda të luftës në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Kalludrën e Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Kërkimet në këtë lokacion po zhvillohen me qëllim të zbardhjes së fatit të viktimave, të cilat dyshohet se janë fshehur në një varrezë masive. Vizita e Kurtit vjen në një kohë kur institucionet e Kosovës po vazhdojnë përpjekjet për dokumentimin e krimeve të luftës dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po konsiderohen si një proces i rëndësishëm për familjet e të zhdukurve, të cilat prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot