Shpërndaje në: Një nga hendbollistët më të mirë të Kosovës, Egzon Gjuka, është larguar nga Rahoveci. Gjuka largohet pas tre vitesh nga klubi i “vreshtarëve”. Me Rahovecin ka fituar dy tituj dhe dy Superkupa të Kosovës. “Pas tri viteve të mrekullueshme me klubin e hendbollit Rahoveci, erdhi koha që ky rrugëtim përfundoj”, ka shkruar fillimisht Gjuka në rrjetet sociale.
Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, Ardian Osa dhe Afrim Deliun “për besimin, mundësinë dhe bashkëpunimin”. “Gjithashtu, falënderoj stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për kohën, përkushtimin dhe sukseset që arritëm së bashku”, është shprehur Gjuka.
Edhe Sporte të tjera 18 mar 2026 Në përpjekjen e tretë, Kosova e kërkon suksesin në “Mejdan” Gjuka u shpall hendbollisti më i mirë i vitit 2025 për herë të pestë rresht. Ai është lojtar i rëndësishëm edhe te Kosova.
