PSG mbyll transferimin e Maghnes Akliouches për 50 milionë euro! Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me AS Monacon për transferimin e Maghnes Akliouche, në një operacion me vlerë totale prej 50 milionë eurosh. Sipas Fabrizio Romanos, edhe lojtari ka dhënë miratimin e tij, ndërsa testet mjekësore janë caktuar për javën e ardhshme.
Akliouche do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionët e Francës. Romano shton se 22-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë pranë Liverpoolit, pasi kishte zgjedhur PSG-në që në muajin qershor.
