Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët dhe bashkëfshatarët e një 44-vjeçari nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, i cili ka humbur jetën në Gjermani si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit Norçë në rrjetin social Facebook, ku është shprehur ngushëllimi për humbjen e bashkëvendësit.
Sipas njoftimit, 44-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik gjatë kryerjes së punës në Gjermani. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.
