Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Krenar Lahu, ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.
Sipas Maqedoncit, gjatë këtij programi major Lahu ka avancuar njohuritë dhe aftësitë në planifikimin operacional, udhëheqjen ushtarake, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh. Ai theksoi se këto kompetenca kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Postim i plotë: Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Krenar Lahu, ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.
Gjatë këtij programi, major Lahu ka avancuar njohuritë dhe aftësitë në planifikimin operacional, udhëheqjen ushtarake, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh, kompetenca që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar të investojë në zhvillimin profesional të kuadrit të FSK-së, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për edukim dhe avancim në institucionet më prestigjioze ushtarake të botës, në funksion të ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe plotësisht të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve aleate.
