15 gola në 5 ndeshj

0%

Ndeshja Auda – Dinamo është planifikuar të zhvillohet më datën 4 gusht, raundi i 3-të në Conference League. Sfida e parë do të mbahet në Riga të Letonisë, teksa statistikat nuk “garantojnë” asgjë. Edhe pse ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po zhvillon rrugëtim fantastik në këto eliminatore, Auda “tremb” jo pak.

Shembulli më i “freskët” ishte eliminimi që ata i shkaktuan Steauas së Bukureshtit, madje duke i mposhtur në të dyja ndeshjet. Në 4 sfida të zhvilluar, konkretisht me sistem vajtje-ardhje kundër Astanës dhe Aluminij, “blutë” e Dajës grumbullojnë 8 gola, mesatarisht 2 finalizme për ndeshje, statistikë që bind.

Por rivali nga Letonia e ka “marshin” disi më lart, 7 gola të shënuar në vetëm 2 ndeshje, e përkthyer me 3.5 për takim. Detaj interesant në favor të dinamovitëve, është se nga 8 konkretizime në këtë edicion, 2 vijnë nga mbrojtja (Dita dhe Përndrecaj), “artileri” shtesë në konkretizimin e rasteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot