Debutoi me gol në rikthim

0%

Ndërsa ka pak ditë që është transferuar te Partizani nga Metaloglobus i Rumanisë, sulmuesi Endri Çelaj është përshtatur mjaft mirë te kryeqytetasit. Në miqësoren e fundit karshi Pogradecit, e mbajtur dje, 22-vjeçari shënoi golin e 2-të për “Demat e Kuq”, ndërsa ka reaguar për mediat: E nisët ndeshje si titullar dhe gjetën golin ndaj Pogradecit, i lumtur me paraqitjen?

Po, shumë i lumtur, edhe për ekipin që fitoi këtë ndeshje miqësore. Rikthimi te Partizani, në aspektin personal, çfarë prisini në sezonin e ri me fanelën e kuqe? Shpresoj të mos kem dëmtime si herën e fundit. Vetëm me punë. E rëndësishme është që ekipi të fitoj çdo ndeshje.

Burimi: Bota Sot