Nuk ndalet avazi i vjetër, shoferët përdorin shiritin emergjent për

0%

Pothuajse çdo ditë raportohet për shkeljen e rregullave të trafikut në qytete të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave e rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Sot redaksia e Sinjalit ka pranuar video nga një qytetar, ku shihet se veturat e shfrytëzojnë shiritin emergjent për tejkalimin e kolonës. Bëhet fjalë për në autostradën Veterrnik – Fushë Kosovë.

Një veprim i tillë dënohet sipas rregullave të trafikut, pasi që rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com