Arsenali arrin marrëveshje me Viniciusin për kushtet personale

0%

Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës mund të jetë ai i Vinicius Juniorit tek Arsenali. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, kjo lëvizjë po duket më se e mundur. “Hand of Arsenal” raporton në platformën “X” se Arsenali ka arritur marrëveshje me Vinicius Jr për kushtet personale.

Bëhet me dije nga i njëjti raportim se Arsenali do të hyjë i ‘armatosur’ në negociatat me Real Madridin, duke bërë gati një mega-ofertë për superyllin brazilian. Vinicius Jr tashmë ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Realin, e cila përfundon në qershor të vitit 2027.

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes lojtarit dhe klubit madrilen nuk kanë shkuar ashtu siç është pritur, dhe tashmë gjithçka duket se po merr fund me shitjen e brazilianit, për mos ta lënë të largohet falas verën tjetër. Viniciusit sot i është dhënë ultimatum nga Reali, “ose pranoje ofertën në tavolinë, ose lëre”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reali i ka ofruar atij një kontratë të re me 20 milionë euro pagë në vit, tre milionë më shumë se paga e tij aktuale. Mirëpo, Viniciusi nuk ka pranuar, dhe ka kërkuar nga Reali një kontratë me vlerë 30 milionë euro në vit. Reali nuk dëshiron që Viniciusi të largohet, mirëpo ka bërë me dije po ashtu që nuk do ta prishë strukturën e pagave, për asnjë lojtar.

Viniciusi iu bashkua Realit në vitin 2018, për shumën e 45 milionë eurove nga Flamengo. Që atëherë, “Vini” ka shënuar 128 gola dhe ka dhuruar 100 asistime në të gjitha garat me Realin. Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”, derisa tri herë e ka fituar La Ligën, ndër trofe tjerë të rëndësishëm.

Në vitin 2024, Viniciusi doli i dyti në garën për Topin e Artë, të cilin e fitonte Rodri i Manchester Cityt.

Burimi: Bota Sot