Afati deri më 9 gusht, MASH-t u bën thirrje prindërve të aplikojnë

0%

Deri të premten, 102mijë e 897 prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë aplikuar përmes platformës eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje prindërve që ende nuk kanë aplikuar ta bëjnë këtë sa më parë, në mënyrë që mjetet financiare të transferohen me kohë në xhirollogaritë e tyre. “Deri në orëm të ditës së sotme kanë aplikuar 102.897 prindër. Aplikimi do të jetë i hapur deri më .

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ende nuk kanë aplikuar në eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën që ta bëjnë këtë sa më parë, në mënyrë që Ministria të ketë mundësi të realizojë me kohë dhe sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në xhirollogaritë e prindërve, që në shtator secili nxënës ta nisë mësimin i pajisur me libra” – ka deklaruar drejtoresha për Arsimin Parauniversitar në MASh, Anita Kadriu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka bërë të ditur se gjatë gjithë procesit të aplikimit qytetarëve u është ofruar mbështetje e vazhdueshme për çdo paqartësi apo vështirësi të hasur. “Procesi i aplikimit po zhvillohet me sukses dhe deri më tani ka rrjedhur pa pengesa, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm me stafin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Gjatë gjithë procesit, qytetarëve u është ofruar mbështetje e vazhdueshme për çdo paqartësi apo vështirësi të hasur gjatë aplikimit, duke siguruar vazhdimësinë e procesit pa vonesa” – tha Kadriu. Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

“Para se të aplikojnë, por edhe ata prindër që tashmë kanë aplikuar, i lusim të sigurohen që xhirollogaria e tyre bankare është aktive dhe e saktë, si dhe që të dhënat në eKosova janë të përditësuara” – shtoi ajo.

Kadriu bëri të ditur se aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të vendit.

“Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, MASh do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim. Dokumentet për këtë kategori prindërit mund t’i dërgojnë me email në adresën [email protected] , por edhe në formë fizike në MASh”, tha ajo.

Sipas MASh-it, të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Burimi: Kallxo