Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur të premten, më , një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit të Qeverisë gjatë kësaj mbledhje qeveria ka miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ky raport, sic thuhet në njoftim përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026.
“Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro” – thuhet në njoftim e Qeverisë në Facebook. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje qeveria ka ndarë 21 mijë euro për realizimin e një shfaqje teatrale.
“(Ka) Ndarë mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, për realizimin e shfaqjes ‘Taverna Miresia – Mario, Bella, Anastasia’ me regji të Mario Banushit”- thuhet në njoftim.
Gjithashtu qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 1,400,000.00 euro për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
