Shpërndaje në: Mario Mitaj do të paraqitet në Serie A të Italisë në edicionin 2026/2027. Mitaj është huazuar te Genoa nga Al-Ittihadi me mundësi blerjeje në fund të edicionit për një shumë prej 6.5 milionë euro. Genoa do të detyrohet t’i paguajë skuadrës saudite dy milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe më pas do të ketë mundësinë ta blejë në qershor për 4.5 milionë euro.
Javën e ardhshme, mbrojtësi i krahut të majtë do të festojë ditëlindjen e 23-të. “Kalimi në një klub si Genoa dhe në Serie A ishte një objektiv për mua”, tha Mitaj për faqen e klubit. “Jam shumë i motivuar për të treguar se çfarë mund të bëj” Ai do ta bartë fanellën me numër 2 te Genoa.
