Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

0%

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të premten mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime, përfshirë ndarjen e 1.4 milionë eurove për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhjen e 31-të janë miratuar disa pika, ndër to edhe Raporti Gjashtëmujor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

“Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026. Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në kuadër të vendimeve të marra, Qeveria ka ndarë edhe mjete financiare në vlerë prej 21 mijë eurosh për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit. Po ashtu, janë ndarë 1 milion e 400 mijë euro për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës , për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com