Prokuroria Speciale po heton kërcënimet me jetë të “Brigadës së

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e trajtuar rastin në të cilin është raportuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Brigada e Veriut”, përmes rrjeteve sociale, ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbnora Luta, e cila nuk dha detaje nëse është identifikuar apo intervistuar ndonjë person.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar informacionin nga Policia e Kosovës dhe në koordinim me këtë institucion është duke e trajtuar rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi”- theksoi Luta. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i raportuar në Zubin Potok është duke u hetuar nga njësitet relevante.

KALLXO.com kishte raportuar se më , kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte kërcënuar me jetë nga organizata e shpallur terroriste “Brigada e Veriut” (“Severna brigada”). Kjo organizatë kishte publikuar në rrjetet sociale një mesazh kërcënues ndaj Kurtit. “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”- thuhej në mesazhin e publikuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pyetur për këtë kërcënim, Kurti kishte deklaruar se mesazhe të tilla janë dëshmi se bëhet fjalë për një organizatë terroriste që nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Një postim i ngjashëm me mesazhe kërcënuese ndaj Kurtit ishte publikuar nga kjo organizatë edhe gjatë vitit 2025. Më , Qeveria e Kosovës e shpalli organizatë terroriste “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile”.

Çka bën Mbrojtja Civile? Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, në territorin e Kosovës kanë operuar struktura ilegale të mbështetura dhe të financuara nga shteti i Serbisë. Njëra prej tyre është Mbrojtja Civile, e cila doli publikisht në vitin 2011.

Atëbotë, persona me uniforma të zeza, me mbishkrimin “Civilna zashtita” (Mbrojtja Civile), u panë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke shkaktuar reagime të shumta në Prishtinë. Në nëntor 2012, dhjetëra pjesëtarë të këtij formacioni zhvilluan ushtrime në sheshet kryesore të Mitrovicës së Veriut.

Një vit më vonë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile u panë edhe pranë qendrave të votimit në Mitrovicën e Veriut, por u larguan nga Policia e Kosovës. Në Serbi, Mbrojtja Civile funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka rol në reagimin ndaj situatave emergjente, si përmbytjet, tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka vlerësuar se Mbrojtja Civile paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës, pasi përbëhet nga pjesëtarë që kanë kryer trajnime ushtarake. Fillimisht organizata kishte rreth 500 anëtarë, ndërsa gjatë viteve 2013 dhe 2014 ky numër u rrit në mbi 750.

Edhe pse ishte organizatë ilegale dhe e paregjistruar, institucionet e Kosovës nuk arritën ta shuajnë për shkak të mungesës së kontrollit të plotë në komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Shuarja e Mbrojtjes Civile ishte paraparë me marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën në Bruksel në vitin 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Deri në vitin 2016, rreth 500 pjesëtarë të saj u integruan në institucionet e Kosovës. Megjithatë, institucionet kanë shprehur vazhdimisht dyshime se ky formacion ka vazhduar të funksionojë.

Më , tensionet në veri, përkatësisht në Zveçan, kulmuan në përleshje ndërmjet protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, ku dhjetëra persona u plagosën në të dyja palët. Çka bën Brigada e Veriut? “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Po presim!” Në mesin e muajit gusht 2022, në pjesën veriore të Kosovës u shfaqën grafite me logon dhe mbishkrimin “Brigada Veriore” në gjuhën serbe.

Për dallim nga Mbrojtja Civile, për Brigadën e Veriut dihet shumë më pak. Përveç grafiteve të vendosura në rrugë dhe objekte të ndryshme në veri të Kosovës, nuk dihet se kush qëndron pas kësaj organizate, nëse ka anëtarë aktivë dhe cili është roli i saj. Megjithatë, ajo ka qenë më aktive në rrjetet sociale.

Për këtë formacion kishte folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte deklaruar se organizata po emërtohej gabimisht si “Brigada Veriore”, pasi sipas tij emërtimi i saktë ishte “Brigada Veriu”. Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj organizate. Ajo kishte një llogari në Telegram, ku publikonte vazhdimisht informacione për situatën në veri të Kosovës.

Pas shpalljes organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës, grupi e ndryshoi emrin në “Patriotizam”. Si i trajton ligji i Kosovës organizatat terroriste? Sipas legjislacionit të Kosovës, organizatave të shpallura terroriste u ndalohet çdo aktivitet. Çdo veprimtari e mëtejshme e tyre bart pasoja të rënda ligjore.

Kodi Penal i Kosovës e përkufizon terrorizmin si kryerjen e një ose më shumë akteve të dhunshme me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, detyrimit të paligjshëm të institucioneve, qeverisë apo organizatave ndërkombëtare, ose destabilizimit e shkatërrimit të rendit politik, kushtetues, ekonomik apo shoqëror të Kosovës.

Në këto vepra përfshihen vrasja, marrja e pengjeve, rrëmbimi, furnizimi, transportimi dhe përdorimi i armëve, eksplozivëve apo armëve kimike, biologjike dhe mjeteve të tjera të ngjashme. Për kryerjen e veprave terroriste parashihet dënim me jo më pak se pesë vjet burgim.

Nëse vepra rezulton me lëndime të rënda trupore të një ose më shumë personave, dënimi është jo më pak se dhjetë vjet burgim. Në rast se vepra terroriste shkakton vdekjen e një ose më shumë personave, dënimi është së paku 15 vjet burgim. Ndërkaq, për ofrimin e ndihmës në kryerjen e veprave terroriste parashihet dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Rekrutimi për terrorizëm dënohet deri në 15 vjet burgim, po aq sa edhe trajnimi për kryerjen e veprave terroriste. Kushdo që shpallet fajtor për organizimin ose drejtimin e një grupi terrorist dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro dhe me burgim deri në 20 vjet.

Burimi: Kallxo