Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë

0%

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit te Fenerbahçe në përballjen ndaj Sturm Grazit në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Sipas mediave turke, emri i Muriqit është përfshirë në listën që Fenerbahçe ia ka dorëzuar UEFA-s për ndeshjet ndaj skuadrës austriake.

Mediumi turk Fanatik raporton se sulmuesi kosovar ka avancuar në procesin e rikuperimit dhe është pranë rikthimit në stërvitje me ekipin. “Vedat Muriqi, i cili vazhdon stërvitjen nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të klubit, raportohet se është rikuperuar nga lëndimi.

Sulmuesi, i cili është afër përfundimit të programit individual, pritet së shpejti të fillojë stërvitjet me ekipin”, ka shkruar Fanatik. Sipas të njëjtit medium, stafi teknik i Fenerbahçes do ta vlerësojë gjendjen fizike të Muriqit para se të vendosë nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 gushtit ndaj Sturm Grazit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Muriqi u lëndua në muskulin e këmbës së djathtë gjatë kampit përgatitor, ndërsa këtë verë u rikthye te Fenerbahçe pas paraqitjeve të suksesshme në futbollin spanjoll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com